Shkon në 28 numri i viktimave nga bombardimet në Gaza

Ka arritur në 28 numri i viktimave që u shkaktuan nga hedhja e raketave izraelite në Rripin e Gazës, ka thënë ministri i Shëndetësisë së Palestinës në Gaza.

Bota

11/05/2021 17:49

Në mesin e viktimave janë 10 fëmijë dhe një grua, ka thënë ministri.

Të paktën 152 njerëz janë gjithashtu të lënduar, ka shtuar ai.

Ushtria izraelite shtoi bombardimet në Rripin e Gazës të okupuar të martën në mëngjes.

Tensionet mes izraelitëve dhe palestinezëve u rritën pas ekspansionit territorial në lagjen “Sheikh Jarrah”  të Jerusalemit nga ardhacakët izraelitë.