Shkolla “Zenel Hajdini“ në kryeqytet me vetëm dy orë mësim për shkak të mungesës së ujit, ankohen prindërit: Rrezik për infeksion

Nxënësit e shkollës fillore “Zenel Hajdini” në Vranjevc të kryeqytetit ka disa javë që po përballen me mungesën e ujit, e që rrjedhimisht po rezulton me bojkotim të orëve të mësimit. Fëmijë e prindër me ankesa, po që siç duket po adresohen veçse në vesh të shurdhër. Mungesa e ujit në banjot e shkollës po…

Lajme

25/09/2024 12:06

Nxënësit e shkollës fillore “Zenel Hajdini” në Vranjevc të kryeqytetit ka disa javë që po përballen me mungesën e ujit, e që rrjedhimisht po rezulton me bojkotim të orëve të mësimit.

Fëmijë e prindër me ankesa, po që siç duket po adresohen veçse në vesh të shurdhër.

Mungesa e ujit në banjot e shkollës po rezulton me mungesë pastërtie e kundërmim të një arome tepër të rëndë shprehen prindërit.

Në përgjigjet e disa prej prindërve për lajmi.net, thonë se kjo gjë po bën që fëmijët të humbin shumë në aspektin arsimor, sepse orët po mbahen me orar të shkurtuar, dhe vetëm dy orë.

E nëse një gjë e tillë vazhdon, prindërit deklarojnë se do të bojkotojnë totalisht mësimin për fëmijët e tyre.

Videoja bashkëngjitur për detajet: