Shkolla e Jetës
Më 9 tetor 2012, dy talibanë të armatosur e ndalën autobusin e shkollës me të cilin nxënëset nga Lugina Swat në Pakistan po ktheheshin në shtëpi. Njëri prej tyre hyri brenda dhe pyeti: “Kush është Malala?”. I Am Malala (Unë jam Malala) është memoar i vajzës së guximshme e cila u bë simbol global i…

ShowBiz
Më 9 tetor 2012, dy talibanë të armatosur e ndalën autobusin e shkollës me të cilin nxënëset nga Lugina Swat në Pakistan po ktheheshin në shtëpi.
Njëri prej tyre hyri brenda dhe pyeti:
“Kush është Malala?”.
I Am Malala (Unë jam Malala) është memoar i vajzës së guximshme e cila u bë simbol global i luftës për të drejtën e arsimimit.
Malala Yousafzai, 15 vjeçare, atë ditë u godit me plumb në kokë nga afërsia. Mjekët i dhanë shumë pak gjasa për mbijetesë.
Por, ajo u rimëkëmb mrekullisht dhe filloi një udhëtim të jashtëzakonshëm nga një fshat i vogël në Pakistan e deri te ndërtesa e Kombeve të Bashkuara në New York.
Si 16 vjeçare, u bë e nominuara më e re për Çmimin Nobel për Paqe.
I Am Malala është rrëfim fascinues i betejës së madhe për arsimimin e vajzave.
Për babanë, i cili e inkurajoi vajzën e tij të shkollohej.
Për trimërinë e prindërve, të cilët i dhanë dashuri të pakufishme vajzës së tyre, ndonëse jetuan në një shoqëri e cila më shumë i çmon djemtë.
Edhe pse e respektuar në mbarë botën për inteligjencën, guximin dhe elokuencën e saj, Malala ka imazh të keq në Pakistan.
Urrejtësit e saj do të bënin mirë sikur ta lexonin këtë libër.
Malala është kritikuese e madhe e talibanëve, por ajo është gjithashtu e ashpër edhe ndaj sulmeve amerikane nga ajri; politikës së CIA’s për financimin e lëvizjeve xhihadiste; dhunës dhe kidnapimeve të bëra nga ushtria pakistaneze, feudalizmit, Ligjit Hudud, etj.
Edhe nëse realiteti ju ka bërë skeptikë, I Am Malala do t’ju kthejë besimin në fuqinë e individit për ta frymëzuar ndryshimin në botë.
A.M.
Kronikë e ABC News për Malalën.