Shkencëtarët zbulojnë ‘kurën’ e kancerit të qafës së mitrës

Australia mund të bëhet vendi i parë në botë që do trajtojë kancerin e qafës së mitrës.

Lifestyle

09/10/2019 18:48

Studiuesit nga Universiteti Griffith në Queensland kanë përdorur teknologjinë e editimit të gjeneve për të eliminuar tumoret e kancerit të qafës së mitrës tek minjtë, duke përdorur nanopartikuj ‘vjedhurazi’, transmeton lajmi.net.

Studiuesi kryesor Profesor Nigel McMillan tha që po përdorin për herë të parë këtë lloj teknologjie për kurimin e kancerit.

Minjtë e trajtuar kishin një normë të mbijetesës 100 përqind, raportoi ABC, duke rritur shpresat për gratë me kancer të qafës së mitrës.

Mjeti për editimin e gjeneve, i njohur si CRISPR-Cas9, injektohet nga nanopartikulat në qarkullimin e gjakut të pacientit.

Nanopartikulat pastaj kërkojnë gjenin E7 që shkakton kancer dhe ndajnë gjenin në gjysmë.

Kur qeliza riparon gjenin me ADN shtesë, qeliza nuk njeh qelizat kanceroze dhe gjeneron një qelizë të shëndetshme.

Profesori McMillan, pjesë e kërkimit, së bashku me partnerin kërkimor Luqman Jabair, kanë bërë kërkesë për një grant për të filluar testimet në njerëz brenda pesë viteve të ardhshme. /Lajmi.net/