Shkencëtarët zbulojnë faktorin kryesor të aborteve spontante

Sipas një studimi të fundit, shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se një prej shkaktarëve kryesor të aborteve spontane është ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit.

Lifestyle

16/10/2019 15:42

Ekspozimi ndaj ndotjes së madhe të ajrit, mund të rris rrezikun tek gratë shtatzëna që të përjetojnë abort spontan, deri në 50%, përqindje që është mjaft shqetësuese.

Studiuesit nga Bejing,  Kinë, janë munduar të hulumtojnë lidhjen në mes aborteve dhe ajrit të ndotur, raporton “The Independent”, transmeton lajmi.net.

Ekipi hulumtues ka analizuar regjistrimet e  më shumë se 1/4 e milionave grave shtatzënë të cilat kanë jetuar në Kinë nga viti 2009 deri 2017.

Ata kanë ardhur në përfundim se prania e vetëm 10 mikrogramëve për metër kub të dioksid squfur në ajër, rrit rrezikun e humbjes së fëmijës në 41%. Ndërsa, një rritje më e madhe e ndotjes së ajrit ka rritur rrezikun e abortit spontan për 52%. /Lajmi.net/