Shkencëtarët thonë se nuk ka shpresë të organizmave të gjallë të ekzistojnë diku tjetër në univers

Për krijimin dhe zhvillimin e njerëzve, janë dashur disa mrekulli dhe rastësi që shkencëtarët mendojnë se nuk ka mundësi të ndodhë përsëri.

Fun

02/12/2020 14:48

Shkencëtarët thonë se evolucioni i jetës inteligjente është jashtëzakonisht i rrallë, dhe se një civilizim i ngjashëm i me njerëzimin me shumë gjasë nuk ekziston në ndonjë planet tjetër, raporton “DailyMail”.

Në një kërkim të ri, Oksfordi teorizon se, që jeta të evoloj në të njëjtën mënyrë si në Tokë diku tjetër në univers do të duhej më gjatë se koha totale për të cilën ka ekzistuar planeti ynë, transmeton lajmi.net.

Evolucioni në Tokë, që nga Big Bengu e deri më tani ka qenë një rastësi e jashtëzakonshme.

Kjo përfshinë formimin e jetës primitive nga materia jo e gjallë, në qelizat e para e deri tek formimi i gjallesave me aftësi të riprodhimit seksual që qoi deri në formimin e njerëzve sot.

Ky kërkim qon në paradoksin Fermi, që do të thotë mungesa e provave të jetës diku tjetër, bie në kontradiktë me probabilitetin e lartë të kësaj ndodhie, transmeton lajmi.net.

Iu deshën rreth 4,5 miliardë vite evolucion dhe tranzicione që jeta të lindë në Tokë.

Në një miliardë vitet e ardhshme, ndriçimi që vjen nga dielli do të jetë aq i nxehtë sa do të jetë e pamundur që të ketë jetë në Tokë.

Organizmat një qelizorë mendohet të kenë evoluar rreth 40 herë, dhe vetëm një herë ky evolucion ka quar në gjallesa shumë qelizore.

Edhe nëse jeta lindë në një planet tjetër, nuk do të jetë në ndonjë prej planetëve që ne mund të ëndërrojmë që vizitojmë ndonjëherë si pasojë e largësisë, por gjithashtu edhe si shkak i kohës që do të duhet që këto gjallesa të arrijnë të bëhen qenie inteligjente.

Pra, sipas gjasave, ne do të kemi ndaluar së ekzistuari deri në kohën kur jeta do të ketë lindur në një planet tjetër. /Lajmi.net/