2301 studentë përfitojnë bursat elitare
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës publikoi listën zyrtare të përfituesve të bursës elitare. Kjo ministri bëri të ditur se janë përzgjedhur gjithsej 2301 studentë. Sipas këtij institucioni, për të mundësuar ekzekutimin e mjeteve financiare, studentët përfitues obligohen të regjistrohen paraprakisht si individë në Sistemin informativ të menaxhimit financiar të Kosovës (SIMFK), përmes platformës e-Kosova.…
Lajme
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës publikoi listën zyrtare të përfituesve të bursës elitare.
Kjo ministri bëri të ditur se janë përzgjedhur gjithsej 2301 studentë.
Sipas këtij institucioni, për të mundësuar ekzekutimin e mjeteve financiare, studentët përfitues obligohen të regjistrohen paraprakisht si individë në Sistemin informativ të menaxhimit financiar të Kosovës (SIMFK), përmes platformës e-Kosova.
Minstria e Arsimit dhe e Shkencës njoftoi se kandidatët që kanë ankesa lidhur me rezultatet kanë të drejtë t’i parashtrojnë ato në afat prej 7 ditësh nga dita e shpalljes së listës në zyrën e arkivit, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.