Shkencëtarët që tani e tutje do mund ta kontrollojnë trurin përmes telefonit

Një ekip shkencëtarësh në Kore dhe Shtetet e Bashkuara kanë shpikur një pajisje që mund të kontrollojë qarqet nervore duke përdorur një implant të vogël të trurit, të kontrolluar nga një smartfon.

Auto & Tek

07/08/2019 21:41

Studiuesit, të cilët botuan studimin në revistën ‘Nature Biomedical Engineering’, besojnë se pajisja mund të përshpejtojë përpjekjet për të zbuluar sëmundjet e trurit si Parkinson, Alzheimer’s, varësia, depresioni dhe dhimbja, transmeton lajmi.net.

Pajisja, duke përdorur bobina të zëvendësueshem dhe energji të Bluetooth, mund të synojë neurone specifike me interes duke përdorur medikament dhe dritë për periudha të zgjatura.

“Pajisja nervore pa tel mundëson neuromodilimin kronik kimik dhe optik, gjë që nuk është arritur më parë”, deklaroi autori kryesor Raza Qazi.

Kjo punë u mbështet nga grantet nga Fondacioni Kombëtar i Kërkimit të Koresë, Instituti Kombëtar i Shëndetit i SHBA-së, Instituti Kombëtar për Abuzimin e Drogës dhe Profesoriati i Mallinckrodt. /Lajmi.net/