Shkencëtarët printojnë për herë të parë zemrën në 3D

Shkencëtarët pohojnë se kanë printuar për herë të parë zemrën në 3D, së bashku me indet njerëzore dhe enët e gjakut.

Auto & Tek

15/04/2019 17:06

Megjithëse organi është sa madhësia e qershisë dhe nuk mund të pompojë gjakun, ekspertët thanë se krijimi i saj është një “zbulim i madh mjekësor”.

Zemra besohet të jetë e para që është printuar për herë të parë në rezolucionin 3D me qelizat dhe enët e gjakut, transmeton lajmi.net.

Edhe pse zemra do të ketë nevojë për më shumë punë para se të mund të pompojë gjakun, shkencëtarët shpresojnë të fillojnë testimet për funksionalizim brenda një viti.

Studiuesit në Universitetin Tel Aviv të Izraelit zbuluan përgjatë ditës së hënë krijimin e tyre.

Organi është në madhësinë e zemrës së një lepuri dhe mund të kontraktojë njësoj si një muskul, por nuk mund të kryejë pompim të plotë gjaku. /Lajmi.net/