Shkencëtarë kanë identifikuar një planet që është më i banueshëm se Toka

Kërkuesit thonë se me përparimet e tanishme teknologjike, ne duhet të përqendrohemi tek mbrojtja e planetit që kemi para se të zhvendosemi diku tjetër.

Fun

02/11/2020 11:46

Astronomët po kërkojnë për një ekzoplanet (një planet që rrotullohet rreth një ylli jashtë sistemit diellor) që mund t’i përshtatet kushteve të jetesës së tokës, shkruan “DailyStar”, transmeton lajmi.net.

Ata kanë vëzhguar planetë me madhësi të ngjashme me të Tokës, me ngrohtësi dhe ndriçim të ngjashëm dhe sigurisht, një atmosferë të njëjtë.

Me teleskopin Kepler ata kanë vrenjtur se disa planetë, nuk janë vetëm të banueshëm, por super të banueshëm.

Pra ata kanë kushte jetësore edhe më të mira se Toka.

Këto planetë super të banueshëm janë më të mëdhenj dhe më të vjetër se Toka. Ata me gjasë janë më të ngrohtë, me më shumë ujë në sipërfaqe dhe rrotullimi i tyre rreth yllit zgjatë më shumë se në Tokë.

Kjo do të thotë se edhe atmosfera e tyre është më e dendur, duke e mundësuar jetën të zhvillohet në kushte ideale, transmeton lajmi.net.

Edhe pse ngrohtësia mund të duket gjë e keqe, ajo nuk është. Ndryshe nga rritjet e temperaturave në Tokë që janë të shkaktuara nga ngrohja globale, kur kjo ngrohtësi është natyrale, e bënë të mundshme që ekosistemi të zhvillohet në kushte të duhura.

Pra gjallesat kanë mundësinë të evoluojnë në hapa stabil dhe natyral, ndryshe nga kushtet e tanishme të jetesës në tokë që i kushtëzojnë gjallesat të ndryshojnë stilin dhe ambientin e jetesës si shkak i kushteve të ndryshueshme.

Ka rreth 5 mijë planetë që  i përmbushin këto kushte, por rreth 24 prej tyre kanë kushte të përshtatshme për njerëzit.

Njëri prej tyre që bie në sy është “Objekti i interesit Kepler” numër 5715.0. Është 1.16 herë më i madh se Toka, me temperaturë mesatare 22 gradë Celsius.

I vetmi problem me këtë planet, është se gjendet 2,700 vite dritë larg nga Toka. /Lajmi.net/