Shkenca zbulon medikamentin që mund t’i eliminojë të gjitha qelizat e kancerit

Shkencëtarët kanë zhvilluar një medikament të 'kalit të Trojës', që mund të eliminojë qelizat e kancerit.

Lifestyle

27/07/2019 21:54

Qasja e re përfshin lidhjen e një trajtimi kimioterapeutik me yndyrën, të cilat përdorin tumoret si lëndë djegëse, transmeton lajmi.net.

Yndyra merret nga qelizat malinje me terapinë e eliminimit të qelizave të kancerit. Sapo të futet brenda një tumori, ilaçi aktivizohet dhe i mposhtë ato.

Hulumtuesit testuan qasjen duke përdorur paclitakselin e medikamentit. Ky trajtim eliminon kancerin e eshtrave, pankreasit dhe zorrës së trashë, sipas testimeve të kryera në minj laboratorik.

Hulumtimi u krye nga Universiteti i Northwestern dhe udhëhiqej nga Dr Nathan Gianneschi, profesor në Departamentin e Kimisë. /Lajmi.net/