Të Infektuar: 100.655

Të Shëruar: 85.842

Të Vdekur: 2.053

Shkenca zbulon arsyen e vitheve të mëdha te gratë: Ndoshta pararendësit e njeriut lëshonin vezë

13:13 | 4 Prill 2021

Sot në botë, gjitarët e vetëm që lëshojnë vezë janë platipusët, dhe gjëmbaçët milingona-ngrënës të njohur ndryshe si ekidna.

Prej vitesh shkencëtarët besonin se vithet më të mëdha të grave sesa të burrave, ishin për të akomoduar lindjen e bebeve, koka e të cilave është pjesa më e madhe e trupit gjatë lindjes, transmeton lajmi.net.

Por sipas nje ideje te Barbara Fischer, e cila drejtoi një studim të Universitetit të Vienës, “natyra, Zoti ose evolucioni” ka bërë vithe më të zmadhuara për gratë, pasi me shumë gjasa pararendësit tanë të lashtë lëshonin vezë për të lindur.

Grupi i studiuesve të drejtuar nga Fischer sugjeronte se “diferencat në legenin e dy sekseve të njeriut janë shumë më të vjetra nga sa mendohej më parë.

Pasi krahasuan legenin njerëzor me atë të kafshëve më të afërta me njeriut si për shembull shimpanzetë, studiuesit zbuluan se zinxhiri i ndryshimeve mes dy sekseve është i njëjtë, edhe pse shimpanzetë lindin shumë më kollaj se njerëzit.

“Ne analizuam të dhënat 3D të pjesës së legenit për këto dy specie, dhe zbuluam se dallimet vijnë sipas një motivi të njëjtë, megjithë ndryshimet e tjera madhore mes tyre”, tha Fischer.

Sipas saj, ngjashmëritë mes specieve sugjerojnë se dallimet mes dy sekseve kanë qenë prezente që në pararendësin e tyre të përbashkët, por mënyra e lindjes mund të ketë qenë e ndryshme.

“Legeni femëror është më i gjerë se ai mashkulor pasi një nga pararendësit tanë në zinxhirin e evolucionit ka lëshuar vezë të mëdha”, tha shkencëtarja për agjencine britanike Daily Mail.

“Kërkimi ynë tregon se mënyra e evolucionit të legenit dimorfik (me dallime mes dy sekseve) nuk është zhvilluar te njeriu modern por është trashëguar nga pararendësit tanë, dhe mund të ketë ardhur nga gjitarët primitivë, ose amniotët [specie të tjera si zogjtë apo zvarranikët ], të cilët lëshonin vezë të mëdha, ose lindnin fetuse të mëdhenj.”

Mekanizmat evolucionarë që lejojnë zgjerimin e legenit ose vitheve mund të kenë mbetur në kodin gjenetik të njeriut, prandaj ai “nuk kishte pasur nevojë t’i evoluonte përsëri”, thuhej mes të tjerash në idetë e avancuara nga grupi i studiuesve, megjithe kritikat qe ata hasen nga audiencat. /Lajmi.net/