Shkëmb Manaj reagon ndaj raportimeve: Kurrë nuk kam thënë se gjysma e deputetëve të LDK-së duhet të largohen

Deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj, ka mohuar raportimet se kinse ka deklaruar se “gjysma e përfaqësuesve të LDK-së duhet ta lëshojnë partinë”, duke i cilësuar ato si të pavërteta. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manaj theksoi se secili përfaqësues i LDK-së përfaqëson një pjesë të anëtarësisë së partisë dhe se dallimet në qëndrime janë…

Lajme

01/08/2026 11:30

Deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj, ka mohuar raportimet se kinse ka deklaruar se “gjysma e përfaqësuesve të LDK-së duhet ta lëshojnë partinë”, duke i cilësuar ato si të pavërteta.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manaj theksoi se secili përfaqësues i LDK-së përfaqëson një pjesë të anëtarësisë së partisë dhe se dallimet në qëndrime janë pjesë e demokracisë së brendshme.

“Lajmi se kinse kam deklaruar që ‘Gjysma e përfaqësuesve të LDK-së duhet ta lëshojnë partinë’ është i pavërtetë. Secili përfaqësues i LDK-së përfaqëson një pjesë të anëtarësisë sonë. Është krejt normale që brenda LDK-së të kemi bindje dhe qëndrime të ndryshme për proceset e brendshme dhe për zhvillimet politike në vend. Pikërisht kjo është demokracia që e karakterizon frymën dhe shpirtin e LDK-së”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Lajmi se kinse kam deklaruar që “Gjysma e përfaqësuesve të LDK-së duhet ta lëshojnë partinë” është i PAVËRTETË!
Secili përfaqësues i LDK-së përfaqëson një pjesë të anëtarësisë sonë. Është krejt normale që brenda LDK-së të kemi bindje dhe qëndrime të ndryshme për proceset e brendshme dhe për zhvillimet politike në vend. Pikërisht kjo është demokracia që e karakterizon frymën dhe shpirtin e LDK-së.
Me shumicën prej tyre na lidh miqësia dhe respekti, edhe kur kemi mendime të ndryshme.
Në gjithë angazhimin tim kam punuar dhe do të vazhdoj të punoj që LDK-ja të jetë unike, e fortë dhe në shërbim të Republikës sonë. Ky është vizioni që duhet të na bashkojë të gjithëve. Një LDK e fuqishme është një Kosovë e fuqishme!
Së bashku, në shërbim të LDK-së dhe të Republikës sonë./Lajmi.net/