Dy persona raportohen të zhdukur brenda pak orësh në Shtërpcë dhe Ferizaj

Dy raste të ndara të personave të zhdukur janë raportuar të premten në Shtërpcë dhe Ferizaj, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe gjetjen e tyre. Rasti i parë është raportuar rreth orës 11:00 në Shtërpcë, ku një burrë ka njoftuar policinë se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia…

Lajme

01/08/2026 11:34

Dy raste të ndara të personave të zhdukur janë raportuar të premten në Shtërpcë dhe Ferizaj, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe gjetjen e tyre.

Rasti i parë është raportuar rreth orës 11:00 në Shtërpcë, ku një burrë ka njoftuar policinë se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e saj.

Ndërkaq, rreth orës 12:00 në fshatin Dubravë të Ferizajt, një burrë ka raportuar se motra e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

“Shtërpce 31.07.2026 – 11:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se, viktima-bashkëshortja e tij, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. · Fsh. Dubravë, Ferizaj 31.07.2026 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se motra e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”./Lajmi.net/