Abdixhiku ua bëri obligative Grupit Parlamentar respektimin e vendimeve te partisë: Ymeri ia kujton Kushtetutën

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka publikuar në rrjetet sociale një pjesë nga neni 70 i Kushtetutës së Kosovës, i cili rregullon mandatin e deputetëve. Në postimin e saj, Ymeri ka shkruar: “KOSOVA 🇽🇰 Djep i Demokracisë ❤️”, ndërsa ka shpërndarë tekstin e nenit që thekson se deputetët janë përfaqësues të popullit dhe nuk i…

Lajme

01/08/2026 11:32

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka publikuar në rrjetet sociale një pjesë nga neni 70 i Kushtetutës së Kosovës, i cili rregullon mandatin e deputetëve.

Në postimin e saj, Ymeri ka shkruar: “KOSOVA 🇽🇰 Djep i Demokracisë ❤️”, ndërsa ka shpërndarë tekstin e nenit që thekson se deputetët janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues, si dhe se mandati i deputetit fillon në ditën e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

Advertisement

Ky reagim i saj erdhi pas Kuvendit të jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës ku u konfirmua kryetari Lumir Abdixhiku, Kuvendi i partisë ka nxjerrë disa vendime përmes së cilave obligon Grupin Parlamentar për të respektuar vendimet e partisë.

Masat u morën pas zhvillimeve në LDK ku u një pjesë e delegatëve dorëzuan nënshkrime për mbajtjen e Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut, por shumica votoi për qëndrimin e tij në krye të partisë.Advertisement

Sidoqoftë, deputetët e Grupit Parlamentar kanë qëndrime të ndryshme mbi një marrëveshje të mundshme me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në pikën e parë, Kuvendi thotë: “Kuvendi përcakton si orientim parësor politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës angazhimin për stabilitet institucional, funksionalizimin e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shmangien e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nacionale”.

Një pikë tjetër për të cilën ka marrë vendim Kuvendi bën fjalë për “respektimin dhe zbatimin e vendimeve të shumicës”.

“Të gjithë anëtarët, zyrtarët, të zgjedhurit dhe përfaqësuesit e LDK-së obligohen t’i respektojnë dhe t’i zbatojnë vendimet e miratuara nga organet kompetente të Partisë, në përputhje me Statutin, përfshirë dhe këtë të sotmin”./Lajmi.net/