Shkëlqen Vinicius, e shpëton Real Madridin nga humbja prej Levante

Real Madrid nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në udhëtim të Levante, sfidë e vlefshme për xhiron e dytë në La Liga.

Sport

22/08/2021 23:55

“Los Blancos” barazuan me rezultat 3 – 3, edhe pse po të mos ishte sulmuesi Vinicius Junior ndoshta do kishin humbur, shkruan lajmi.net.

Ishte Gareth Bale që zhbllokoi rezultatin pas vetëm pesë minutave lojë pas një asistimi nga Karim Benzema (5′).

Ky gol doli të jetë i vetmi për këtë pjesë, pavarësisht rasteve të shumta nga dy skuadrat.

Në pjesën e dytë, Roger barazoi rezultatin pas vetëm 30 sekondave (46′).

Pas 11 minutave, Campana e vendosi Levante në epërsinë pas një asistimi të De Frutos (57′).

Me ardhjen e Vinicius Junior nga stoli, gjërat ndryshuan për mirë te Reali, ngase brazilinai fillimisht pranoi një top të shkëlqyer nga Casemiro për të barazuar rezultatin (73′).

Ndërsa, pas gjashtë minutave, Rober Pier nga afërsia riktheu avantazhin e Levantes (79′).

Por, Reali nuk u dorëzua dhe gjeti sërish golin përmes Vinicius.

Braziliani këtë herë ishte fenomenal duke shënuar nga ‘këndi i vdekjes’ dhe lënë pa fjalë të gjithë (85′).

Kësisoj, takimi u mbyll me rezultatin 3 – 3.

Real Madrid tani renditët në pozitën e dytë me katër pikë, derisa Levante në vendin e tetë me dy sosh./Lajmi.net/