Shkëlqen Messi në fitoren e thellë të PSG-së

Paris Saint Germain morën fitore me rezultat të thellë ndaj Montpellier.

Sport

14/05/2022 22:52

PSG mposhti me rezultat 4:0 Montpellier, shkruan lajmi.net.

Në këtë ndeshje shkëlqeu ylli argjentinas me dy gola të shënuara.

Po zhvillohej minuta e 6` kur Messi shënoi golin e epërsisë për parisienët.

Pas vetëm 14 minutash argjentinasi gjeti edhe golin e dytë në këtë takim.

Në minutën e 26` ishte Di Maria i cili shënoi për 3:0.

Pjesa e parë u mbyll me atë rezultat.

Në pjesë e dytë u shënua vetëm një gol nga Parisi dhe me anë të Mbappes.

Në minutën e 60` ai u shënua i saktë nga pika e bardhë.

Paris Saint Germain tashmë janë kampion të Ligue 1, ndërsa Montpellier janë në vendin e 13 me 43 pikë./Lajmi.net/