Shkëlqen Mbappe, PSG fiton në derbin ndaj Monacos

PSG ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi duke dal fitues në derbin francez, ndaj Monacos, në kuadër të xhiros së 18-të në Ligue 1.

Sport

12/12/2021 22:39

“Parisienët” triumfuan me rezultat komod 2 – 0, shkruan lajmi.net.

Ishte Kylian Mbappe që ishte realizues i të dy golave, për t’i siguruar vendasve fitoren e radhës.

Fillimisht, Leo Messi u faullua në sulm dhe penalltinë ia dhuroi francezit, që nuk gaboi (12′).

Ndërsa, në fundin e pjesës së parë, argjentinasi mori një top në mesfushë dhe nisi kundëraksionin, duke asistuar për Mbappe, që e dërgoi topin në rrjetë (45′).

Në pjesën e dytë, asnjëra skuadër nuk i konkretizoi golat, pavarësisht disa rasteve të mira.

Me këtë fitore, PSG vazhdon të ‘blindojë’ titullin me 45 pikë, derisa Monaco renditët e teta me 26 sosh./Lajmi.net/