Shkelet një këmbësor në Prishtinë, shoferi ik nga vendi i ngjarjes

Në kryqëzimin afër Kuvendit të Kosovës, rreth orës 21 është aksidentuar një person, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajme

15/04/2014 22:56

Lajmin për këtë aksident e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i cili ka thënë se vozitësi i veturës Pasat, i cili e ka goditur personin, është larguar dhe tashmë policia është në ndjekje të tij.

“Sot në orët e mbrëmjes, rreth orës 21 e 27 minuta, ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Agim Ramadani, që kryqëzohet me rrugën Ilir Konushevci, ku një automjet i tipit Pasat, me targa të Kosovës, ka goditur një këmbësor dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda”.

“Personi i cili është aksidentuar, sipas informacioneve, është në gjendje të rëndë shëndetësore”.

“Vozitësi i cili ka goditur këmbësorin është larguar nga vendi i ngjarjes dhe tani është në kërkim të policisë”, tha për lajmi.net Baki Kelani.