Shitet ‘shtëpia e përrallave’

Për shumë fëmijë, në ëndrrat e tyre qëndrojnë disa kuti, një shtrat ‘dopio’, dhe një imagjinatë pakufi. Por, për ata që duan që ëndrrat e tyre të bëhen realitet, ju nevojitet diçka ekstra – afro 6,500 funte. Kjo ishte shuma që u pagua për një shtëpi simpatike në Britaninë e Madhe nga një blerës anonim,…

Lifestyle

20/01/2014 22:55

Për shumë fëmijë, në ëndrrat e tyre qëndrojnë disa kuti, një shtrat ‘dopio’, dhe një imagjinatë pakufi. Por, për ata që duan që ëndrrat e tyre të bëhen realitet, ju nevojitet diçka ekstra – afro 6,500 funte.

Kjo ishte shuma që u pagua për një shtëpi simpatike në Britaninë e Madhe nga një blerës anonim, e cila përfshin edhe një orë ët gjyshit të tyre dhe një çati prej kashte.

Kjo shtëpi e vogël është kopje e dizajnuar nga Clive Hunter për vajzën e tij, Amanda-Jaye Hunter në vitin 1988. Kjo shtëpi e ka një dhomë gjumi dhe mjaft e përshtatshme.

“Shtëpia është e përshtatshme për fëmijët. Por, është e mundur të përdoret edhe nga të mëdhenjtë, por që duhet të struken”, thotë pronari i deritashëm i saj.

Blerësit e rinj do ta shfrytëzojnë këtë shtëpi për fëmijët e tyre. Në të kaluarën, shtëpi si këto ishin shitur për më shumë se 150,000 funte.