Shfrytëzonin të miturit për pornografi, arrestohen dy shqiptarë në Greqi
Policia greke ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë, të cilët akuzohen se shfrytëzonin të miturit për pornografi në internet.
Lajme
Mediat greke raportojnë se sy shqiptarë të moshës 40 dhe 32 vjeç, janë arrestuar ditën e mërkurë në Ilia të Greqisë.
40-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është arrestuar pas një denoncimi të prindërve të një vajze 14-vjeçare, të cilës i kishte bërë disa herë presion nëpërmjet profileve të rreme në rrjetin social Facebook për t’i dërguar fotografi nudo.
Pas arrestimit nga policia 40-vjeçarit i janë gjetur në telefonin e tij më shumë se 500 foto vajzash të mitura në poza të pahijshme.
Ndërkohë shtetasi shqiptar 32-vjeçar është arrestuar pasi ishte në dijeni për veprimet e bashkëkombësit të tij dhe e ndihmonte për këtë veprimtari të jashtëligjshme.
Pas verifikimit të të dhënave të dy shtetasit rezultuan emigrantë të paligjshëm në shtetin fqinj.