Shfletuesi i ri që po bllokon reklamat tepër shpejtë

'Brave' emërohet shfletuesi i ri që po sfidon 'Google', i cili duket mjaft premtues në aspektin e bllokimit të reklamave.

Auto & Tek

01/07/2019 16:56

Kompania softuerike ‘Brave Software’ sapo ka lansuar shfleutesin ‘Manifest V3’, një suitë e re e ‘Chromium’. Tashmë, pala e tretë në fjalë, e cila përdor teknologjinë ‘Chromium’, është në gjendje të bllokojë reklamat më shpejtë sesa që mendohej, transmeton lajmi.net.

‘Brave’ (së bashku me Opera dhe Vivaldi) deklaruan se do të qëndruanin me ‘webRequest’ për dallim me Google, në mënyrë që ‘ad-blocker’-i të vijojë punën e tij.

Shfletuesi ka rindërtuar algoritmet e saj dhe rritjen e shpejtësive deri në 69 herë. Kjo, nga ana tjetër, ka reduktuar kohën e kërkesave të përdoruesve deri në 5.6 mikrosekonda.

‘Brave Software’ ka bërë që shfletuesi të jetë në dispozicion edhe për smartfona, të cilin mund e gjeni në dyqanin e aplikacioneve. /Lajmi.net/