Sheshi “Skënderbeu” mbushet cep më cep, mijëra qytetarë në natën e gjashtë të protestës për ish-krerët e UÇK-së

Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë është mbushur cep më cep me qytetarë në natën e gjashtë të protestave kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mijëra qytetarë janë mbledhur sonte në shesh, duke qëndruar në mesin e turmës dhe duke shprehur mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së. Në mesin e…

Lajme

21/09/2026 21:26

Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë është mbushur cep më cep me qytetarë në natën e gjashtë të protestave kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mijëra qytetarë janë mbledhur sonte në shesh, duke qëndruar në mesin e turmës dhe duke shprehur mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së.

Në mesin e pankartave të shfaqura sonte është edhe një prej fjalive të njohura të ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Unë të dua, ti e din”, shkruhet në pankartë. Protesta po zhvillohet për të gjashtën mbrëmje radhazi në Prishtinë, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. /Lajmi.net/