Shqipe Krasniqi në natën e gjashtë: Vendimi i 16 shtatorit na i riktheu në kujtesë dhimbjen dhe vuajtjen
Veteranja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shqipe Krasniqi, në natën e gjashtë të protestës në Prishtinë, ka thënë se vendimi i 16 shtatorit ua ka rikthyer në kujtesë dhimbjen dhe vuajtjen e së kaluarës. “Sonte i mbetem borxh, nëse nuk i kthehemi për pak vite historisë të Kosovës. Me 11 korrik të vitit 1997, dënimet…
Lajme
Veteranja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shqipe Krasniqi, në natën e gjashtë të protestës në Prishtinë, ka thënë se vendimi i 16 shtatorit ua ka rikthyer në kujtesë dhimbjen dhe vuajtjen e së kaluarës.
“Sonte i mbetem borxh, nëse nuk i kthehemi për pak vite historisë të Kosovës. Me 11 korrik të vitit 1997, dënimet arritën gjithsej 264 vjet burg!”, ka thënë Krasniqi.
Ajo ka përmendur emrat e personave që, sipas saj, ishin dënuar me 20, 15 dhe 10 vjet burgim, duke shtuar se “gjithsej me këtë dënim që morën nga Serbia u dënuan 264 vjet burg”.
“Mjerisht, me 16 shtator, vendimi na i riktheu në kujtesë dhimbjen dhe vuajtjen e asaj kohe. Përtej kësaj, në bankën e të akuzuarve Adem Jashari, Sahit Jashari, Ilaz Kodra, Zahir Pajaziti, bashkë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, sot e patën fatin e tyre”, është shprehur ajo.
Krasniqi ka kërkuar rishikim dhe vlerësim të fakteve në kontekstin e kohës dhe historisë.
“Prandaj, sonte kërkojmë rishikim dhe vlerësim të fakteve në kontekst të kohës dhe të historisë së popullit shqiptar. Dënimi në Hagë u bë edhe me prova serbe, siç prapë pranuar vetë qartë sipas një të drejte. Në bindjen tonë, Evropa po gabon”, ka thënë ajo.
Ajo ka ngritur edhe pyetje lidhur me përdorimin e provave në proces.
“Pyetja është shumë e thjeshtë: A do të konsiderohej i drejtë dënimi i hebrenjve me provat e nazistëve?”, ka deklaruar Krasniqi.
Sipas saj, përdorimi i materialeve të aparatit represiv të palës kundërshtare pa verifikim të tyre është i papranueshëm.
“Thirrjes së gjuhës e shkencës, dënimi i mbështetur në mënyrë vendimtare në materialin e aparatit represiv të palës kundërshtare pa verifikim të provave është i papranueshëm”, është shprehur ajo.
Krasniqi ka folur edhe për rolin e gruas shqiptare në përpjekjet për liri.
“E papranueshme është edhe nga gruaja shqiptare që nuk iu nda rrugës së lirisë. Për lirinë kërkuan shekuj dhe luftuan gjatë. Gruaja shqiptare ishte mbretëreshë, luftëtare në front, heroinë e burgosur politike nën regjimin serb, nëna dhe baba dhe fëmijët, shtyllë e familjes dhe mbështetje e palëkundur e luftës për liri”, ka thënë ajo.
Në fund, Krasniqi ka shprehur mbështetjen e saj për ish-krerët e UÇK-së.
“Andaj, dhimbjen, frikën dhe mungesën pa u ankuar dhe pa u dorëzuar kurrë, edhe sot jemi krah juve! Bashkë me ju! Bashkë me ju Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi! Bashkë me ju edhe sot e kësaj dite, në vatrën tuaj!”, ka përfunduar ajo. /Lajmi.net/