Sherr i ashpër mes ish konkurrenteve të “Për’puthen” gjatë emisionit live

Ish konkurrentët e "Për'puthen" janë kapur keq me njëra tjetrën.

ShowBiz

08/05/2022 18:25

Pavarësisht nëse janë të edicionit të njëjtë apo të edicioneve të ndryshme, debatet mes tyre nuk mungojnë, shkruan lajmi.net.

Efi, Mikela dhe Shqipja kanë debatuar ashpër sot me njëra-tjetrën teksa ishin të ftuar në “E diell” ku po flitej për “Virtytet e Efit”.

Ish konkurrentja e “Për’puthen” ishte e ftuar, teksa të tjerët do të jepnin opinionin e tyre për të.

Të gjithë thanë fjalët më të mira për Efin, por vetëm Shqipja nuk ia kurseu një koment mjaft negativ.

Kjo e fundit u shpreh se “Efi është pa karakter si femër”, e të gjithë iu kthyen kundër asaj pasi nuk ishin dakord.

Efi nga ana tjetër, pasi kur e pyetën “nëse Manushi do të ofronte të zije vendin e një prej vajzave tek ‘E Diell’, vendin e kujt do doje të zije”, tha: Vendin e Shqipes normale, duket se është kot këtu brenda.

Ndërkohë pjesë e debatit është bërë edhe Mikela, mikesha e Efit.

Sherri mes vajzave të “Për’puthen”:

Shqipja: Pa karakter si femër.

Efi: Kurse unë mendoj se duhet të punosh me vetëbesimin se e ke shumë të ulët, kaq.

Shqipja: Patjetër. Një femër që bëri “Për’puthen” dhe e ngriti, erdhi ti si kukumjaçkë pas.

Mikela: Me çfarë, me bomba?

Shqipja: Me zërin tim dhe erdhët ju pastaj që bëtë 100k. Erdhët ju që u latë dhe u shpërlatë 8 muaj dhe nuk nxorët gjë në dritë.

Efi: Po çfarë nxore ti Shqipe, përveç mllefit që e ke kaq të madh.

Mikela: çÇa ke nxjerrë në dritë?

Shqipja: Kur të mbarojnë shtazët më thoni.

Efi: Për ofendime nuk kam ardhur këtu. Po të nisim me ofendimet nuk është mirë. Efi do vijojë të buzëqeshë, nuk dua të bie në nivelin e Shqipes./Lajmi.net/