Shënohen dy gola të shpejtë në “Signal Iduna Park”

Dortmundi dhe Bayerni janë duke zhvilluar një ndeshje mjaft interesante.

Sport

04/12/2021 18:46

Rezultati momental mes dy skuadrave është 1-1.

Golin hapës e realizoi Julian Brandt në minutën e 5-të të ndeshjes pas një asistimi nga Bellingham.

Gjermani pranoi një top fantastik nga mesfushori anglez dhe me një elegancë e konkretizoi në rrjetë.

Goli i Brandt – VIDEO

Ndërkohë që fare pak zgjati festa e vendasve, pasi bavarezët kanë barazuar rezultatin.

Rezultatin e ka barazuar Lewandowski i cili mori një top nga Thomas Muller pas një topi të humbur në mesfushën e vendasve.

Goli i Lewandowskit – VIDEO

/Lajmi.net/