Shënohen 6 vjet nga rastet e para me COVID-19 në Kosovë

Sot shënohen gjashtë vjet nga konfirmimi i rasteve të para me COVID-19 në Kosovë. Rastet e para u diagnostikuan më 13 mars 2020 në Departamentin e Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë periudhës nga 13 marsi 2020 deri më 13 mars 2026, në Kosovë janë testuar mbi…

Lajme

13/03/2026 14:51

Sot shënohen gjashtë vjet nga konfirmimi i rasteve të para me COVID-19 në Kosovë. Rastet e para u diagnostikuan më 13 mars 2020 në Departamentin e Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë periudhës nga 13 marsi 2020 deri më 13 mars 2026, në Kosovë janë testuar mbi 2 milionë mostra për SARS-CoV-2, raporton lajmi.net

Nga këto teste janë konfirmuar 276,300 raste pozitive, ndërsa 3,238 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit.

Autoritetet shëndetësore kanë theksuar se, megjithëse vendi u përball me një virus të panjohur në fillim të pandemisë, institucionet arritën të organizohen dhe të ndërmarrin masa që u vlerësuan edhe ndërkombëtarisht.

Sipas tyre, koordinimi ndërinstitucional, shkëmbimi i informatave në kohë reale dhe vendimmarrja e përbashkët luajtën rol kyç në menaxhimin e pandemisë.

IKSHPK thekson se sot sistemi i shëndetit publik në Kosovë është më i përgatitur për të identifikuar, monitoruar dhe reaguar ndaj sfidave të ngjashme shëndetësore në të ardhmen./Lajmi.net/