Shenjat që tregojnë se uji i pijshëm është i kontaminuar – Si mund ta dalloni?
Cilësia e ujit të pijshëm është një problem shumë i diskutueshëm në të gjithë botën si një nga faktorët më të rëndësishëm jetësorë.
Lifestyle
Sëmundjet dhe viruset që mund të vijnë nga uji i pijshëm janë ndër më të rrezikshmet, shkruan “AgroWeb”.
Ato prekin drejtpërdrejtë organizmin dhe mund të jenë fatale në varësi të mikrobeve apo toksinave që lëshojnë, transmeton lajmi.net.
Problemet me amortizimet kanalizimeve të ujit prekin direkt popullatën e gjerë dhe mund të shëndrohen në epidemi.
Kur uji nxjerr bulëza
Një nga efektet me të njohura të ujit me toksina mund të jenë bulëzat që nxjerr pasi mbushni një gotë prej tij.
Kjo mund të jetë një e vërtetë e madhe që fshihet në molekulat e ujit tuaj ose mund të jenë thjesht bulëza oksigjeni të ngecura në të.
Testimin e ujit tuaj mund t’a nisni fare lehtë duke mbushur një gotë ujë.
Lëreni atë mbi tavolinë të qetësohet për disa minuta dhe nëse uji qartësohet atëherë ishin thjesht bulëza ajri.
Nëse uji nuk qartësohet kjo mund të jetë një tregues se uji ka element papastërtie dheu, rëre apo gazi metan.
Megjithëse asnjëri nga këta përbërës nuk janë kërcenues për jetën është e rëndësishme që uji për konsum të jetë sa më i pastër.
Gazi metan nëse konsumohet në sasi të mëdha mund të shkaktojë asfiksim.
Kur mban era vaj ose gaz
Nëse ndjeni që uji që ju del nga rubineti mban aromë të çuditëshme vaji apo gazi mos e konsumoni.
Ky mund të jetë një tregues që uji është i kontaminuar me naftë apo vajra të ndryshëm industrial.
Ky lloj kontaminimi mund të jetë i rrezikshëm nëse konsumohet për kohë ta gjata dhe veçanërisht për gratë shtatzëzanë.
Kur uji mban erë klor
Në shumë sisteme kanalizmimesh bashkitë zgjedhin të shtojnë edhe elemente si klori në ujin e pijshëm për arsye disinfektimi.
Megjithatë ekspertët thonë se kjo mënyrë mund të jetë e dëmshme për trupin dhe mund të shkaktojë sëmundje nëse konsumohet për kohë të gjata.
Nëse ndjeni aromë klori që vjen nga uji juaj mos e konsumoni atë pa e filtruar më parë.
Njolla blu apo jeshile në lavaman
Nëse shikoni që lavamani juaj ka njolla blu apo jeshile apo ndjeni një shije si metalike në gojë pas konsumimit të ujit atëhere me shumë siguri është i kontaminuar.
Këto mund të jenë shenja që uji juaj përmban elemente bakri të dëmshëm për shëndetin.
Mund të shkaktojnë sëmundje si anemia, problemet me tretjen, problemet me mëlçinë apo demtime të veshkave.
Nëse dyshoni që uji juaj përmban këto elemente të dëmëshme të bakrit, AgroWeb.org ju këshillon të mos e konsumoni dhe sigurohuni të merrni masa për t’a filtruar.
Kur ndjeni shije kimikatesh
Nëse ndjeni vazhdimisht shije kimikatesh tek uji që konsumoni kjo tregon se përmban pesticide.
Pesticidet mund të jenë shumë toksike nëse konsumohen në sasi të mëdha duke shkaktuar probleme të shumta për trupin.
Ka shumë faktorë që mund t’a kontaminojnë ujin tuaj ndaj jinni gjithnjë vigjilent dhe të kujdesshëm.
Idealja do të ishtë t’a filtronit atë para konsumimit në mënyrë që të keni shëndet sa më të sigurt. /Lajmi.net/