Shenja në iOS 14 që tregon nëse dikush po iu përgjon

Përditësimi i fundit i sistemit softuerik të iPhone-ve përmban një pikë paralajmëruese që u mundëson përdoruesve të shohin nëse po përgjohen nga ndonjë prej aplikacioneve.

Auto & Tek

18/09/2020 16:39

Lansuar këtë javë, iOS 14 shfaq një pikë të vogël portokalli në cepin e sipërm të ekranit të iPhone për t’i bërë të ditur përdoruesit se mikrofoni i tyre është aktivizuar, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Pika e vogël, por e dukshme shfaqet pikërisht mbi shiritat e sinjalit dhe pranë treguesit të baterisë.

Kur aktivizohet edhe kamera, ngjyra ndërron në të gjelbër, duke i paralajmëruar përdoruesit e pajisjes së mençur që aplikacionet po iu ‘shikojnë’.

Pika, e cila është gjithashtu një tipar i softuerit të ri iPad, do të jetë një tregues vendimtar për të kuptuar nëse aplikacionet e tjera po përgjojnë përdoruesit. /Lajmi.net/