Shembja e gurëve në rrugën Pejë – Rugovë, nga Komuna e Pejës thonë se përgjegjësia i takon MMPHI-së

Në rrugën Pejë-Rugovë janë shembur gurët, me ç’rast edhe është bllokuar rruga. Në lidhje me këtë ka reaguar dhe ka dhënë detaje zëdhënësi i Komunës së Pejës, Faik Zeka. Zeka përmes një postimi në Facebook, ka thënë se prej vitesh kjo rrugë është në një gjendje të mjerueshme, dhe paraqet rrezik për qytetarët si dhe…

Lajme

01/04/2025 22:50

Në rrugën Pejë-Rugovë janë shembur gurët, me ç’rast edhe është bllokuar rruga.

Në lidhje me këtë ka reaguar dhe ka dhënë detaje zëdhënësi i Komunës së Pejës, Faik Zeka.

Zeka përmes një postimi në Facebook, ka thënë se prej vitesh kjo rrugë është në një gjendje të mjerueshme, dhe paraqet rrezik për qytetarët si dhe sipas tij dëmton imazhin e destinacionit turistik.

Ai ka thënë se përgjegjësia për këtë rrugë i takon Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“Përkundër kërkesave të vazhdueshme për ndërhyrje dhe mirëmbajtje të duhur, gjendja e rrugës vazhdon të përkeqësohet, duke e vështirësuar lëvizjen dhe duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve. Në pamjet e ndara me publikun, shihen qartë pasojat e mungesës së përkujdesjes ndaj kësaj rruge, ku një kamion shihet duke tërhequr zvarrë një shkëmb të madh në mes të rrugës. Kjo situatë tregon qartë mungesën e investimeve dhe përkushtimit për të garantuar sigurinë e qarkullimit rrugor”, ka shkruar Zeka. 
Ai ka ftuar qytetarët dhe vizitorët që të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit në këtë segment dhe, njëkohësisht, kanë bërë thirrje që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin veprimet e nevojshme pa vonesë. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë: