Nënshkruhen marrëveshjet që ua mundësojnë fermerëve të kenë çmime më të lira të derivateve të naftës

Prej tash e tutje, të gjithë fermerët dhe bujqit në Kosovë, mund të përfitojnë çmime më të lira të derivateve në Shell Kosova.

Lajme

07/05/2019 10:35

Ka filluar implementimi i marrveshjeve të kompanisë Shell nëpër komunat e Republikës së Kosovës këtë lajmë e ka bërë të ditur drejtori i Shitjes i Kompanisë Shell Kosova, ku dhe kanë nënshkruar Marrëveshjen e

Bashkëpunimit, ndërmjet Komunave dhe kompanisë në fjalë, për zbritje të çmimit të derivateve të naftës, për të gjithë bujqit dhe fermerët e komunave të Kosovës, për aktivitetet e tyre bujqësore, çka tregon përkushtimin që bujqit tanë të ndihmohen në forma të ndryshme.

Te gjithë Bujqit dhe Fermerët mund të furnizohen në mbi 60 pika të Shell-it në tërë Kosovën, Zyrtarët e kompanisë Shell kan thënë se të gjithë fermerët që ndodhen në regjistrat zyrtar të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, do të përfitojnë çmim për 5 cent më lirë për litër, sesa çmimi i tregut.