Shefja e Komisionit Evropian paralajmëron: Infrastruktura kritike e BE-së është në rrezik

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar me paralajmërim të fortë pas një sulmi të dyshuar me dron pranë Aeroportit të Kopenhagës. Në një postim në rrjetin social X, Von der Leyen bëri të ditur se kishte biseduar me kryeministren daneze, Mette Frederiksen. Ajo theksoi se, megjithëse faktet janë ende nën verifikim,…

Bota

23/09/2025 20:15

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar me paralajmërim të fortë pas një sulmi të dyshuar me dron pranë Aeroportit të Kopenhagës.

Në një postim në rrjetin social X, Von der Leyen bëri të ditur se kishte biseduar me kryeministren daneze, Mette Frederiksen.

Ajo theksoi se, megjithëse faktet janë ende nën verifikim, është e qartë se “infrastruktura jonë kritike është në rrezik.”

“Evropa do t’i përgjigjet këtij kërcënimi me forcë dhe vendosmëri,” shkruajti Von der Leyen, duke lënë të kuptohet se Bashkimi Evropian synon një reagim të fuqishëm dhe të koordinuar ndaj këtyre incidenteve.