Shefi nuk ia dha rrogën, punëtori merr buldozerin dhe i shkatërron pesë kamionë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sirnak të Turqisë. Punonjësi i një kompanie minerare atje kishte disa kohë që nuk po merrte rrogën.

Fun

16/09/2021 09:25

Pas një sherri të ashpër me pronarin e firmës, i cili ishte xhaxhai i tij, punëtori i egërsuar ka marrë buldozerin e është vërsulur mbi kamionët e vënë në rresht.

Në zemërim e sipër, ai ka dëmtuar keqaz pesë kamionë duke i shtypur me bulldozer. Ai duket se kishte ndërmend t`i shkatërronte të gjithë, por punonjësit e tjerë kanë ndërhyrë dhe kanë arritur ta qetësojnë, ndërsa pronarit, rroga e papaguar e burrit, i kushtoi shumë më shtrenjtë.

Deri tani ndaj tij nuk është marrë asnjë masë.

https://www.tiktok.com/@xalo.yilmaz0676/video/7007412785336421634?referer_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2F&referer_video_id=7007412785336421634&refer=embed&is_copy_url=0&is_from_webapp=v1&sender_device=pc&sender_web_id=6911965626488751622