SHBA-të shpenzuan pesë miliardë dollarë për grushtshtet në Ukrainë
Amerika qëndron prapa grushtshtetit në Ukrainë, dhe për këtë qëllim ka shpenzuar plotë pesë miliardë dollarë, tha sekretari i këshillit të sigurimit rus, Nikolai Patrushev.
Bota
“Ndryshimi në qeverinë e Ukrainës ka nisur këto ngjarje që kanë ndodhur atje. Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka një asistente me emrin Victoria Nuland, e cila ka deklaruar se SHBA-të kanë shpenzuar pesë miliardë dollarë në organizmin e këtyre ngjarjeve”, ka deklaruar Patrushev për “Kommersant”, transmeton lajmi.net.
Ai theksoi se është më se e qartë se prapa “projektit të destabilizimit të Ukrainës qëndron përpjekja për krijimin e një instrumenti i cili në mënyrë dramatike do ta dobësonte Rusinë”.
Qeveria ruse gjithashtu akuzon se SHBA-të, se kishte rrëzuar me forcë nga pushtetit ish-presidentin e Ukrainës, Viktor Janukoviq. (lajmi.net)