Kurti prezanton programin e tij, premton edhe pagën e 14-të për punëtorët

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar sot në Prishtinë programin e tij në rast se do të udhëheq Qeverinë edhe për një mandat tjetër. Ai ka thënë se në vitin 2026 pagën e 13 do ta rregullojnë me ligj për sektorin publik, por thotë se kjo do të bëhet edhe për…

Lajme

24/05/2026 21:07

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar sot në Prishtinë programin e tij në rast se do të udhëheq Qeverinë edhe për një mandat tjetër.

Ai ka thënë se në vitin 2026 pagën e 13 do ta rregullojnë me ligj për sektorin publik, por thotë se kjo do të bëhet edhe për sektorin privat.

Ai tha se në bashkërendim me punëtorët dhe bizneset do të planifikohet gradualisht edhe paga e 14.

“Nga viti 2026 do të nisim përcaktimin me ligj të pagës së 13 për sektorin publik, por edhe për atë privat. Pas dialogut me sektorin privat synimi është që në bashkërendim me bizneset dhe punëtorët ta planifikojmë gradualisht edhe pagën e 14”, ka thënë ai.

Paga e 13-të i është dhënë punëtorëve të sektorit publik në muajin mars, ndërkaq jo edhe atyre të sektorit privat. /Lajmi.net/