SHBA refuzon marrëveshjen për eliminimin e armatimit atomik

Përfaqësuesi special amerikan për moszgjerim bërthamor, Adam Scheinman, në një konferencë ndërkombëtare i ka refuzuar thirrjet për një marrëveshje, me të cilën do të bëhej eliminimi i menjëhershëm i armatimit atomik.

Bota

09/12/2014 21:31

Scheinman u tha të martën reporterëve, në margjina të konferencës për moszgjerim në Vjenë, se Washingtoni preferon qasje “hap pas hapi” për reduktim të armatimit bërthamor në botë.

Kjo është konferenca e tretë me radhë e këtij lloji dhe e para në të cilën kanë marrë pjesë diplomatë nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania.

Vendet me armatim bërthamor, Rusia, Kina dhe Franca nuk i kanë dërguar përfaqësuesit e vet në këtë takim, por në të kanë marrë pjesë India dhe Pakistani, që po ashtu kanë armatim bërthamor.

Në këtë konferencë ndërkombëtare nuk janë parë as përfaqësuesit e Koresë Veriore, e cila ka kryer tri teste atomike, dhe Izraeli, për të cilin gjerësisht mendohet se posedon armatim atomik.