“SHBA do të sanksionojë edhe politikanë në Serbi, Kosovë, Mal të Zi e Bosnje”, paralajmërimi i para disa ditëve

Disa ditë më parë, Instituti për Siguri Ndërkombëtare me seli në Beograd ka paralajmëruar se në muajin janar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione ndaj disa politikanëve e biznesmenëve nga Serbia, “Republika Srpska”, Mali i Zi dhe Kosova.

Lajme

08/12/2021 18:06

Masat, sipas këtij Instituti, do të vendosen bazuar në “Magnistky Act”. “Danas” ka kontaktuar drejtuesin e këtij institucioni, Orhan Dragas, i cili sqaroi se në shënjestrën e sanksioneve do të jenë rreth 50 persona nga Ballkani.

Ai e theksoi se kjo ka të bëjë vetëm më individët dhe nuk janë sanksione kundër shteteve, ndërsa shtoi se në Bullgari, masa të tilla ishin dëshmuar shumë të efektshme.

Sipas Dragas, paralajmërimi për sanksione është në linjë me atë çfarë deklaroi së fund i Dërguar Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Gjatë vizitës së tij në rajon, zyrtari i lartë u shpreh se sanksionet kundër politikanëve janë një mundësi reale.

“Dhe jo vetëm sanksionet, ka edhe mjete të tjera ekonomike që mund të zbatohen jo vetëm ndaj drejtuesve që kryejnë aktivitete anti-Dejton, por edhe ndaj atyre që i mbështesin dhe ndaj kompanive që i ndihmojnë”, ka shtuar Drag.

Ndërkohë sot është bërë publike vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’i futur në listë të zezë një grup kriminal serb i cili operonte në veri të Kosovës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vendosur sanksione krerëve të organizatave kriminale serbe në veri të Kosovës, Milan Radojiçiq, Zvonko Veselinoviq dhe të tjerëve.

Përveç Radojiçiqit dhe Veselinoviqit, në listë të zezë janë futur edhe anëtarët e bandës së tyre.

“Zvonko Veselinovic (Veselinovic), udhëheqësi i Grupit të Krimit të Organizuar Zvonko Veselinovic (OCG), është një nga figurat më famëkeqe të korruptuara të Kosovës. OCG e Veselinovic është e angazhuar në një skemë ryshfeti në shkallë të gjerë me zyrtarë të sigurisë kosovare dhe serbe, të cilët lehtësojnë trafikimin e paligjshëm të grupit të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Grupi gjithashtu ka komplotuar me politikanë të ndryshëm në disa marrëveshje quid pro quo, duke përfshirë ryshfetin në fillim të vitit 2019 të zyrtarëve kosovarë të sigurisë për të lejuar operacionet e tyre të kontrabandës ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe ryshfetin e fundit të vitit 2017 të zyrtarëve kosovarë të sigurisë kufitare për të lejuar kalimin e sigurt për kontrabandistët. Nga fundi i vitit 2017, Veselinovic dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinovic (Zharko) kishin marrëveshje me politikanët për të ndihmuar partinë e tyre të fitojë zgjedhjet, të sigurojë fitore politike për kandidatët e tyre dhe të kontribuojë me shuma të mëdha parash për kandidatët”, thuhet në njoftim.

Këta janë anëtarët e bandës serbe që u futën në Listë të Zezë nga SHBA-të:

Milan Radojiçiq.

Zvonko Veselinoviq.

Zeljko Bojic.

Marko Rosic.

Andrija Zheljko Bojic

Srdjan Milivoje Vulovic.

Milan Mihajlovic .

Miljan Radisavljevic (Miljan).

Miljojko Radisavljevic (Miljojko).

Radovan Radic (Radic).

Sinisa Nedeljkovic (Nedeljkovic).

Radule Stevic (Stevic)./Lajmi.net/