SHBA aktivizon Gardën Kombëtare

Mbështetësit e presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, hynë të mërkurën në ndërtesën e Kongresit, derisa ligjvënësit ishin mbledhur për të konfrimuar fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden.

Bota

06/01/2021 22:07

Senati shkoi në pauzë, ndërsa disa anëtarë të Kongresit u evakuuan në zyrat e tyre.

Një grua raportohet se është qëlluar.

CNN, duke cituar dy burime, tha se gruaja u qëllua në gjoks dhe se po trajtohet brenda ndërtesës së Kongresit.

Transmetuesi publik PBS gjithashtu raportoi për të shtëna me armë, ndërsa Washington Post citoi dy burime të kenë thënë se dikush është qëlluar.