Shaqiri u motivua nga flamuri i Shqipërisë

Xherdan Shaqiri kishte një motivim shtesë në takimin e sotëm kundër Sassuolos, pasi në tribuna u paraqit një tifoz me një flamur të Kombit Shqiptar.

Sport

01/02/2015 20:42

Xherdan Shaqiri luajti nga minuta e parë e deri te ajo e fundit në takimin e sotëm kundër Sassuolos.

Dhe, ai kishte një motivim shtesë në këtë takim, pasi në tribunat e stadiumit vendas u shfaq një tifoz me një flamur të Kombit Shqiptar.

Përndryshe, Shaqiri nuk arriti të shënojë gol në këtë takim, mirëpo arriti të godasë shtyllën nga një gjuajtje prej diku rreth 25 metrave. Interi e humbi takimin me rezutlat 3-1.