Shaqiri e thyen rekordin
Me transferimin në Inter, Xherdan Shaqiri është bërë futbollisti më i shtrenjtë i Zvicrës.
Sport
18 milionë euro, kjo është vlera e saktë e transferimit të Xherdan Shaqirit nga Bayern Munich në Inter.
Një shifër që e shndërrin yllin kosovar në futbollistin më të shtrenjtë të Zvicrës. Më 2012, Bayern pagoi 15 milionë franka për blerjen e tij nga Basel.
Kurse, me kalimin në Giuseppe Meazza, Shaqiri ka tejkaluar bashkëlojtarin e tij nga Përfaqësuesja zvicerane, Gokhan Inler, i cili nga Udinese iu bashkua Napolit për 21.2 milionë franga.