Shaqiri ditëve të ardhshme udhëton në Lyon për testet mjekësore

Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri në ditët e ardhshme do kalojë te Lyon.

Sport

22/08/2021 22:17

Marrëveshja mes dy klubeve është arritur për 12 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Shaqiri ka arritur marrëveshje me Lyon për kontratë trevjeçare, derisa ditëve të ardhshme do udhëtojë për t’i kryer testet mjekësore.

Këtë e ka konfirmuar edhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, që para disa orëve bëri me dije marrëveshjen e arritur mes dy klubeve./Lajmi.net/