Shaqiri dhe pesë futbollistë të tjerë do të largohen nga Liverpool

Gjatë ditës së sotme është raportuar se Xherdan Shaqiri se do të largohet nga Liverpooli në afatin kalimtar të verës.

Sport

13/02/2021 14:03

Futbollisti me prejardhje shqiptare ka pasur probleme të gjejë hapësirën e duhur te klubi i Liverpoolit.

Përpos hapësirës jo të mjaftueshme, ai është lënduar disa herë si lojtar i The Reds, shkruan lajmi.net.

Së fundmi është publikuar një listë e përbërë nga futbollistë të Liverpoolit të cilët do të largohen nga klubi.

Alex Oxlade-Chamberlain, Naby Keita, Ginui Wijnaldum, Adrian, Xherdan Shaqiri dhe Divock Origi raportohen të jenë në listë.

Që nga viti 2018, Shaqa ka bërë 55 paraqitje me Liverpoolin, ka shënuar tetë gola./Lajmi.net/