Shala: Nuk ka qenë e domosdoshme shitja e tokave me çmim të lirë

Sa i përket shitjes së tokave me çmim të lirë, ish ministri Ahmeti Shala ka thënë se Bordi i AKP-së ka pasur të drejtë edhe mos t’i shes fare pronat me ato çmime.

Lajme

26/10/2020 12:16

“Për çmimin kaq të ulët të tokave ka pasur gjithmonë të drejtën Bordi edhe mos t’i shes këto toka me çmime të ulëta”, tha ai.

Këto komente Shala i bëri gjatë intervistimit në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

Duke folur për shitjen e tokave me çmim 1 euro për 1 ari, sipas Shalës ka mund të ndodhë vetëm nëse një investitor serioz ndërkombëtar premton një investim të madh dhe punësim në atë pronë.

“Ta zëmë nëse kishte ardhur një kompani e madhe siç është “Siemens”, ka mundur t’i

ofrohet prona falë”, tha ai.

Deputeti Hekuran Murati ngriti çështjen e privatizimit të fabrikës së Tubave në Ferizaj, që sipas tij ka qenë Arian Hasani i cili nuk i ka përmbushur kriteret për privatizimin e kësaj fabrike.

Murati përmendi edhe procesin gjyqësor të kësaj fabrike.

Ndërsa, Shala për këtë tha se kjo pyetje është mjaft e thellë, dhe për këtë duhet pyetur ish zyrtarin juridik në AKM dhe ish-kryetarin e Bordit në atë kohë.

Derisa tha se nuk i kujtohet se ka qenë apo jo në mbledhjen kur është shitur fabrika e Tubave.

Procesi i privatizimit të Grand hotel, tha se ka qenë sikur çdo proces tjetër me Spin off special.

“Ka qenë rasti më i përfolur për Grandin”, tha ai.

Edhe për procesin e privatizimit të fabrikës Feronikel, Shala nuk mori përgjegjësi.

Deputetët po ashtu shprehen interesimin edhe për tentim privatizimin e Telekomit të Kosovës.

Shala tha se ka dështuar procesi i privatizimit të Telekomit me fanin e politikës në parlament.

Në pyetjen e deputetëve, ish-ministri Shala ka mohuar të ketë qenë anëtarë i PDK-së.

Deputetët pas dy orë intervistimi me Shalën, morën 10 minuat pauzë për ajrosjen e sallës.