Shakohoxha: Nëse fiton Shqipëria, unë do të…

Në transmetim live për emisionin “Bar Sport Skedina”, Dritan Shakohoxha ka premtuar për të gjithë teleshikuesit diçka të veçantë.

Sport

19/06/2016 10:37

Në mikrofonin e Ylli Agës, drejtori i “Supersport” ka premtuar se do të lahet në lumin e Lionit, qytet ku do të luhet nesër ndeshja Shqipëri – Rumani.

Por që Shako të mbaj premtimin duhet që Shqipëria të mos mjaftohet me vetëm një gol, por të shënoj dy ose tre të tillë. Këto janë rezultatet që i japin mundësi kuqezinjve për tu kualifikuar në turin pasardhës të EURO 2016, transmeton Lapsi.al.

Duke patur parasysh diçka të tillë, Shakohoxha ka premtuar të vendosi një bast të tillë live në ekranin e “Supersport” duke shpresuar ta humbi dhe të lahet në lumë për ti mundësuar Shqipërisë kualifikimin.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.