Shakira ngazëllyese në të kuqe, performon këngën e re ‘Medicine’

Shakira dhe ylli i muzikës country Blake Shelton kanë bërë një performancë të shkëlqyeshme të këngës së tyre më të re ‘Medicine’ në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve të muzikës country.

ShowBiz

07/04/2014 22:56

Kur përmendet muzika country, Shakira nuk është personi i parë për të cilës na shkon mendja.

Por ajo ka shkëlqyer në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve të kësaj muzike, duke perforumuar këngën ‘Medicine’ nga albumi i fundit, këngë kjo e cila është bashkëpunim me këngëtarin e muzikës country, Blake Shelton.

Shakira ka veshur një fusta të shkurtër, të kuq me një palë qizme të zeza shumë të gjata dhe ka bërë një performancë mahnitëse me flokët e gjatë të lëshuar.

‘Medicine’ është singëli më i ri zyrtar i këngëtares, pas lansimit të klipit të fundit ‘Empire’.