Sfidojnë koronavirusin: Të rinjtë shkodranë kurorëzojnë dashurinë në martesë para kishës së mbyllur

Koronvirusi nuk i ka ndalur dy të rinj nga Shkodra që të martohen.

Fun

21/04/2020 13:40

Pavarësisht frikës  ata kanë realizuar ceremoninë e dasmës e cila ka qenë shumë ndryshe nga çdo të ishte në kohë normale. Dasma kishte shumë pak të ftuar, ndërkohë që unazat janë shkëmbyer përpara Kishës e cila ishte e mbyllur.

Të rinjtë nuk kanë vendosur maska e as doreza dhe madje nuk kanë respektuar as rregullat e distancimit, transmeton abcnews.al.

Nuk kanë munguar edhe fotot e rastit apo filmimet pranë Kishës për ta përjetësuar këtë moment të rëndësishëm  të jetës së tyre. Ndërkohë të ftuar duket se kanë qenë vetëm rrethi i ngushtë familjar.

Përhapja e Koronavirusit  ka bërë që një pjesë e mirë e ceremonive martesore të shtyhen përtej tetorit ndërsa të tjera çifte i kanë anuluar dasmat të pasigurta për fundin e pandemisë.