Sevilla është “mbreti” i Europa League, lë Romën pa titull dhe vazhdon historinë në këtë kompeticion
Kanë përfunduar 120 minuta në super ndeshjen mes Romës dhe Sevilla, e vlefshme për finalen e madhe të UEFA Europa League dhe skuadra e Sevillas është shpallur kampion i sezonit 2022/23. Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Puskas Arena” në Hungari, dy skuadrat shkuan në vazhdime me nga 15 minuta, pasi rezultati në dy…
Sport
Kanë përfunduar 120 minuta në super ndeshjen mes Romës dhe Sevilla, e vlefshme për finalen e madhe të UEFA Europa League dhe skuadra e Sevillas është shpallur kampion i sezonit 2022/23.
Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Puskas Arena” në Hungari, dy skuadrat shkuan në vazhdime me nga 15 minuta, pasi rezultati në dy pjesët ishte 1 me 1, shkruan Lajmi.net
Ishin italianët që fillimisht shënuan për 1 me 0 me anë të Paulo Dybala në minutën e 35’të.
⚪🔴 Sevilla clinch seventh title!#UELfinal pic.twitter.com/ZxBJhdDMy5
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) May 31, 2023
Në pjesën e dytë, Gianluca Mancini shënoi një autogol për t’i dhënë barazimin skuadrës spanjolle në 1 me 1.
Dy ekipet nuk arritën të shënonin gola gjatë 30 minutave të vazhdimeve. Kështu ndeshja shkoi në penallti dhe e fitoi skuadra spanjolle, Sevilla. /Lajmi.net/
Seventh heaven for Sevilla. A perfect European finals record remains intact. #UELfinal pic.twitter.com/zwWRjkI1Ts
— Roberto Rojas (@RobertoRojas97) May 31, 2023