Seriali që është refuzuar 20 herë nga rrjetet televizive, më i shikuari i kësaj vere (VIDEO)
Netflix ka bërë edhe një herë zgjedhjen e duhur.
ShowBiz
Ndoshta ju ka rastisur të dëgjoni për ‘Stranger things‘, seriali amerikan i cili po shikohet thuajse nga të gjithë dhe është bërë një hit i vërtetë këtë verë.
Ky është një prodhim i Netflix dhe po vlerësohet shumë mirë, si nga shikuesit ashtu edhe nga kritikët, përcjellë lajmi.net.
Ngjarja zhvillohet në vitet e 80-ta, ku tri shokë takohen me një vajzë që ka fuqi mbinjerëzore dhe bashkë tentojnë të gjejnë shokun e tyre i cili është zhdukur papritur një natë.
Megjithëse protagonistët kryesorë janë fëmijë, seriali është shumë serioz dhe aspak fëmijëror, dhe mund të shikohet nga të gjitha moshat.
Para se Netflix të vendoste për ta pranuar, 20 rrjete të tjera televizive kanë refuzuar të prodhojnë këtë kryevepër.
“Stranger Things” do të vijë edhe me sezonën e dytë./lajmi.net 

