Seriali i Kuvendit të Kosovës, dështon edhe seanca e 44-të
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot për të zhvilluar seancën e radhës në kuadër të tentimeve për konstituim të Kuvendit. Në këtë seancë të pranishëm ishin deputetë në numër të mjaftueshëm që krijonin kuorumin. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari si çdo seancë tjetër ka thirrur partitë e tjera politike që të propozojnë nga…

Lajme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot për të zhvilluar seancën e radhës në kuadër të tentimeve për konstituim të Kuvendit.
Në këtë seancë të pranishëm ishin deputetë në numër të mjaftueshëm që krijonin kuorumin.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari si çdo seancë tjetër ka thirrur partitë e tjera politike që të propozojnë nga një përfaqësues për krijimin e komisionit për votim të fshehtë.
Pavarësisht kësaj propozim nuk pati dhe ky votim mori vetëm 58 vota për.
Seanca e sotme e 44-të me radhë përfundoi, duke u mbledhur sërish pas 48 orëve./Lajmi.net/