Sergi Roberto afër rinovimit me Barcelonën

Barcelona dhe Sergi Roberto po vazhdojnë ‘sagan’ e rinovimit të kontratës.

Sport

26/04/2022 11:04

Lojtari i Barcelonës, Roberto është një nga ata që do të mbetet së shpejti pa kontratë, dhe Barca nuk dëshiron ta humb si lojtar të lirë.

‘Sport’ bën të ditur se Roberto është afër që të rinovojë kontratën e tij, përcjell lajmi.net.

Ai është afër që të vë firmën e tij për një rinovim për 12 muaj të tjerë.

Kjo kontratë do ta ndalojë lojtarin që të ikën si lojtar i lirë gjatë verës së ardhshme.

Barcelona është në rrugë të mirë edhe për rinovimin e kontratës me Ronald Araujo. /Lajmi.net/